Lajme

Lajm i hidhur: Vdes ish drejtori i Trepçës dhe profesori universitar, Beqir Mehmeti

01/12/2022 08:14
nga:Gazeta Blic

Sot ka vdekur ish drejtori i gjigantit metalurgjik Trepça, Beqir Mehmeti.

I ndjeri Mehmeti kishte lindur më 28.04.1939 në Mitrovicë ndërsa studimet për magjistraturë dhe doktoratë i përfundoi në Beograd, në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera.

Ai për 28 vite kishte punuar në minierën e Trepcës duke filluar si inxhinier përgjegjës, deri tek pozita e drejtorit.

Prof.Dr. Beqir Mehmeti punoi edhe si profesor në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ndërsa ka të publikuara shumë punime shkencore, poashtu kishte marrë pjesë në punime dhe simpoziume shkencore në vende të ndryshme të botës, shkruan Jepi zë.

Ka udhëhequr shumë studentë në tema të magjistraturës dhe doktoratës, dhe për këtë punë është nderuar nga UP dy herë me mirënjohje.

Ceremonia e varrimit bëhet sot me drekë në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, kanë konfirmuar për “Jepi zë”, familjarët e të ndjerit.