Lajme

Lajm i hidhur: Ishte rrahur para disa muajsh, vdes i riu nga Mitrovica, Ermal Delija

01/15/2022 22:59
nga:E K

Para pak çastesh ka vdekur i riu nga Mitrovica, Ermal Delija.

Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në koma.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit.