Vedat Muriqi e ka gjetur formën e mirë në edicionin e ri në La Liga.
Sulmuesi kosovar ka shënuar 3 gola deri më tash dhe ishte fantastik në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës, duke u shpallur ‘Man of the Match’, shkruan GazetaBlic Sport.
Paraqitjet e tij pozitive gjatë vitit të kaluar dhe rikthimi në formë i ka rënë në sy njërës nga skuadrat më të mëdha në La Liga, Atletico Madrid.
Sipas ‘Fichajes’, Atletico Madrid e ka bërë sulmuesin e Mallorca-s, Vedat Muriqi, një prioritet kryesor në listën e tyre të nënshkrimeve për sezonin e ardhshëm.
Do të ishte një transferim i mrekullueshëm për Muriqin, i cili do të konkurronte më pas për një sukses më të madh nën urdhërat e trajnerit Simeone.
/GazetaBlic Sport/


