Lukaku dëshiron të kthehet në Inter dhe ai e ka bërë të ditur se është i gatshëm të ulë pagën e tij për t’u rikthyer.
Situata te Chelsea e ka hapur këtë si një mundësi, atje ku Lukaku nuk e ka gjetur asnjëherë formën e tij optimale, shkruan GazetaBlic Sport.
Së pari klubi duhet të shitet dhe më pas ata duhet të gjejnë një marrëveshje huazimi pasi Interi nuk mund ta blejë atë.
Ai ka shënuar vetëm 5 gola në 18 paraqitje të këtij edicioni në Premier League.



