Liderë institucionalë dhe jo vetëm, vazhdimisht janë duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën anti-covid.
Ata po shpjegojnë pasojat pozitive në rast të vaksinimit dhe ato negative, në rast të mosmarrjes së vaksinës.
Por, një lajm i mirë vjen nga tereni. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksionuar 18 mijë persona, që është rekord që nga fillimi i pandemisë.
18 mijë persona të vaksionuar për 24 orë, i bie rreth 1% të popullsisë totale në vend.
Besohet që nëse vazhdohet me këtë trend, shumë shpejt Kosova mund të kalojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa i përket numrit total të të vaksinuarve.
Opozita kritikon Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë, kërkojnë më shumë angazhim


