Sporti

Lajm fantastik për Suedinë, Kulusevski i gatshëm për ndeshjet e ardhshme

06/16/2021 17:47
nga:Lorik J

Mesfushorët e Suedisë, Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg janë rikuperuar nga COVID dhe janë kthyer në stërvitje sot.

Të dy lojtarët kishin rezultuar pozitivë për COVID para fillimit të Euro 2020 dhe humbën ndeshjen e parë të garës kundër Spanjës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Shikoni kush është kthyer?”, ka shkruar faqja zyrtare e Suedisë në Instagram.

Të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Suedisë kundër Sllovakisë të premten.

/GazetaBlic Sport