Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Liverpool-it dhe do të mund të marrë pjesë në derbin e madh kundër Manchester Cityt të dielën.
Egjiptiani ishte mes atyre që morën pjesë në një seancë të hapur të mërkurën pasdite në qendrën stërvitore të klubit përpara ndeshjes së Europa League të së enjtes kundër Sparta Pragës.
Salah ka luajtur vetëm 46 minuta për Liverpool-in gjatë dy muajve të fundit, fillimisht për shkak të angazhimeve në Kupën e Kombeve Afrikane dhe më pas një dëmtimi muskulor të marrë gjatë turneut.
Ai poashtu mund të luajë pak minuta edhe në ndeshjen e nesërme.
/GazetaBlic Sport