Sporti

Lajm fantastik për Hansi Flick, rikthehet Dani Olmo

10/17/2024 12:04
nga:Mergim Rreci

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Barcelonës.

Dani Olmo është rikthyer në stërvitje tek katalunasit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Barçës pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, por tani kjo i takon vetëm të kaluarës.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ai do të ketë pak miunta në ndeshjen ndaj Sevillas, kurse pritet të jetë titullar në dy ndeshjet e tjera shumë të rëndësishme, ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Real Madrid në ‘El Clasico’.