Mesfushori i Interit, Nicolò Barella iu nënshtrua sot testeve mjekësore, pas problemeve të shfaqura në ndeshjen e fituar 6-0 në Olimpico ndaj Lazios.
Sipas asaj që shkruan klubi, bëhet fjalë për shqetësime muskulore dhe situata do të vlerësohet ditë pas dite.
Nuk dihet se kur Barella rikthehet në fushë, por në bazë të asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, ai do të mungojë ndaj Comos, ndërsa është në dilemë të madhe për sfidën ndaj Cagliarit.
Kujtojmë se Barella është një nga futbollistët kyç të Interit në sezonet e fundit.