Sipas L’Equipe, mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante do të mungojë nga tre deri në katër javë.
Mesfushori pësoi një dëmtim gjatë derbit të Londrës kundër Tottenhamit (2-2) të dielën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Sigurisht, ky dëmtim që nuk i ndihmon trajnerit të tij, Tuchel i cili do të duhet të gjejë një zëvendësues për francezin.
Gjendja e lojtarit 31-vjeçar do të monitorohet nga afër edhe nga stafi i kombëtares franceze, ndërsa lista e radhës e Didier Deschamps duhet të komunikohet më 15 shtator, në prag të dy ndeshjeve të “Blues” në Ligën e Kombet kundër Austrisë (22 shtator) dhe Danimarkës (25 shtator).
/GazetaBlic Sport


