Sporti

Lajm aspak i mirë për Bayern Munich, Davies këput ligamentet – do të mungojë 6 muaj

4 ditë më parë
nga:Lorik J

Ylli i Bayernit, Alphonso Davies, ka pësuar një lëndim të rëndë teksa luante për kombëtaren kanadeze.

Alphonso Davies do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi mbrojtësi i Bayern Munichut pësoi një lëndim në ACL.

Davies u detyrua të largohej me një problem në gju në minutën e 12-të të fitores 2-1 të Kanadasë ndaj Shteteve të Bashkuara të dielën. Skanimet tani kanë zbuluar shtrirjen e lëndimit dhe është një lajm i keq për kanadezin dhe Bayernin, me Davies që do përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushës.

24-vjeçari ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, sipas gazetës gjermane BILD, dhe do të kalojë të paktën gjashtë muaj jashtë.

/GazetaBlic Sport