Sporti

Lajm aspak i mirë për Ballkanin, Lindon Emërllahu pritet të mungojë më shumë se një muaj

08/07/2023 19:05
nga:E K

Ballkani nuk ka marrë lajm aspak të mirë para ndeshjes ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Mesfushori kryesor i Ballkanit, Lindon Emërllahu duket se ka pësuar një dëmtim kogja serioz.

Emërllahu pësoi dëmtim në ndeshjen e dytë ndaj Larnes në Irlandë, e që tash pritet të mungojë për një kohë jo edhe të shkurtër.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Emërllahu pritet t’i mungojë Ilir Dajes për më shumë se një muaj, shkak i dëmtimit të ligamenteve.

Kujtojmë që Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Lincoln Red Imps me 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa atë të kthimit 7 ditë më vonë.

Nëse kalon këtë raund do ballafaqohet në Play Off me humbësin e duelit Sheriff Tirasspol – BATE.

Në asnjërën prej këtyre ndeshjeve nuk do të luajë Emërllahu.

/GazetaBlic Sport/