Arsenali do të jetë pa Bukayo Saka për një periudhë të gjatë pasi skanimet zbuluan se superylli i Topçinjve kishte pësuar një lëndim më serioz.
Saka u detyrua të largohej pas gjysmë ore, në fitoren e Arsenalit 5-1 ndaj Crystal Palace në Selhurst Park, të shtunën në mbrëmje, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk po duket mirë”, tha Arteta për yllin e tij.
“Ai do të jetë jashtë për shumë javë. Nuk mund të jem shumë konkret sepse nuk e di, por do të kalojnë shumë javë pa të“, vazhdoi ai.
Raportohet se Saka nuk do të kthehet deri në muajin shkurt.
/GazetaBlic Sport/