Sporti

Lajm aspak i mirë për Ancelottin, David Alaba lëndohet dhe humb sezonin

12/18/2023 08:03
nga:Lorik J

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Real Madrid.

Mbrojtësi David Alaba ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e majtë dhe për këtë arsye pritet të mungojë për një kohë të gjatë, përcjell GazetaBlic Sport.

Austriaku u dëmtua gjatë ndeshjes së luajtur ndaj Villarrealit dhe tashmë testet e para kanë konfirmuar skenarin më të keq të mundshëm, siç shkruhet edhe nga një shënim zyrtar i lëshuar nga madrilenët.

Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe sezoni mund të konsiderohet i përfunduar për të, nëse nuk rikuperohet bujshëm në fund të kampionatit.

Një lajm i keq, pra, për Carlo Ancelottin për ndeshjet e ardhshme.

/GazetaBlic Sport