Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale e se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit.
Pas shtimit të diskutimeve se marrëveshja finale mund të mos përfshijë njohjen reciproke, Lajçak, ka thënë se marrëveshjen finale duhet ta përcaktojnë Kosova dhe Serbia.
“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, ka thënë Lajçak.
Ai ka pranuar se ndër diskutimet që ka pasur me Kurtin ishte edhe propozimi franko-gjerman, megjithatë ka refuzuar të japë detaje.
Lajçak e ka quajtur konstruktiv takimin me Kurtin.
Ka filluar takimi Kurti-Lajçak, nuk jepen detaje për temat që do të diskutohen


