Lajme

Lajçaku takon shefin e OKB-së, flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi

06/25/2021 13:22
nga:M K

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Lajçaku ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Shumë i lumtur që u takova me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë vizitës së sotshme të tij në Bruksel. Ne folëm për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti për dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçaku në Twitter.