Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav lajçak ka bërë të ditur se do të mirëpres në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq si vazhdim i takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një positimi në Twitter, Lajçak ka thënë se shpreson të gjindet një zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet në vend.
“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, ka shkruar Lajçak.
Burimet diplomatike i kishin konfirmuar Radios Evropa e Lirë se të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.
Today, I’m hosting the Chief Negotiators of Kosovo and Serbia as a follow-up to our High-level meeting.
My sincere hope is that we will manage to find a solution today to de-escalate the tensions on the ground and work towards normalisation of relations.
Talks are ongoing. pic.twitter.com/BnfCiTokaD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2022


