Lajme

“Lajçaku, një person që shkon dhe vjen kot”

09/17/2024 22:17
nga:G C

Politologu, Albinot Maloku, vlerëson se emisari Miroslav Lajçak aktualisht për Kosovën është njeriu më i duhur për të mos bërë asgjë.

Sipas Malokut, ai është një person që shkon dhe vjen kot pasi për mendimin e tij Lajçak ‘nuk ka asgjë të prekshme për të qenë në pozicionin në të cilin është’.

“Kosova aktualisht e ka njeriun më të duhur në krye të negociatave për të mos bërë asgjë. Në këtë situatë në këtë moment ku Bashkimi Evropian nuk ka një vision të qartë dhe Kosovës i duhet një situatë ku kemi një njeri që shkon koti dhe vjen koti dhe nuk ka asgjë të prekshme në kuptimin për të qenë në pozicionin në të cilin është, dhe kjo është e favorshme edhe për pozicionin e BE-së që nuk ka një konkretizim hapash ndaj dialogut mes palëve”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Ditarit” në Tëvë 1.

Më tej, Maloku ka thënë se dialogu nuk duhet konsideruar i vdekur sepse ai përcaktohet nga Bashkimi Evropian dhe jo nga palët.

“Dialogu nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë i vdekur, atë nuk e përcaktojnë palët e kemi thënë disa herë, është BE-ja që i jep një kahje”, ka shtuar Maloku.