Lajme

Lajçak: Zhvilluam diskutime të thella me Kurtin e Vuçiqin për dialogun

09/09/2022 22:51
nga:Genita C

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit që zhvilloi sot me Kurtin e Vuçiqin.

Në njoftimin e tij, Lajçak nuk ka dhënë shumë informacione, por ka thënë se takimet janë karakterizuar nga diskutime të thella për të gjetur opsione drejt progresit në dialog.

“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të presidentit francez dhe kanelarit gjerman, kam zhvilluar diskutime të thella me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të eksplokuar opsionet për progres në dialog”, ka shkruar Lajçak.

 

Krejt çka u tha për takimin e Kurtit me Lajçakun dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron