Lajme

Lajçak vjen nesër në Kosovë, takohet me Kurtin

12/05/2022 18:02
nga:G B

Nesër në Kosovë për vizitë do të vijë emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat tregojnë se Lajçak do të takohet nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe, Lajçak ka qëndruar për vizitë në Serbi paraprakisht, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç./Gazeta Blic/