Lajme

Lajçak thotë se në takimin me Bislimin diskutuan për çështjet praktike të dialogut Kosovë-Serbi

02/01/2022 11:13
nga:Q R

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po thotë se takimi që pati të hënën me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin, ishte rast i mirë për të diskutuar për përgatitjet e ardhshme për dialogun.

Lajçak shkruan në twitter se me Bislimin qe temë diskutimi edhe çështja praktike e dialogut, që sipas tij ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi ynë me ZKM të parë të Kosovës Besnik Bislimi, ishte një rast i mirë për të vazhduar bisedën tonë intensive rreth çështjeve praktike të dialogut që kanë për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne diskutuam edhe përgatitjet për takimet e radhës të dialogut”.

Rritja e rasteve të reja, 13 gra shtatzëna po trajtohen për Covid-19 në Klinikën Gjinekologjike