Lajme

Lajçak takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

05/14/2024 11:24
nga:Sh R

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak ka thënë se në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor.