Lajme

Lajçak takohet me Bilcik, flasin për situatën në veri

09/28/2023 22:52
nga:G B

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me eurodeputetin Vlado Bilcik.

Në këtë takim, Lajçak ka bërë të ditur se kanë pasur “diskutime të mira” sa i përket situatës aktuale në veri të Kosovës.

Gjithashtu, ata kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe zhvillimet që kanë ndodhur në rajon.

“Patëm një diskutim të mirë me eurodeputetin Vlado Bilcik sot. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak në “X”.