Lajme

​Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor

11/25/2024 08:21
nga:N K

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajcak tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme|, ka shkruar ai.