Lajme

Lajçak sot në Kosovë, takohet me Bislimin

03/05/2024 07:12
nga:G B

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot viziton Kosovën.

Kështu njoftoi Zyra për Informim e Kryeministrit, e cila bënë të ditur se ai do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e martë, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ndërkohë, edhe Lajçak dje ka paralajmëruar se do të takohet me Bislimin.