Lajme

Lajçak përfundon takimet me Bislimin dhe Petkoviqin, pritet fillimi i takimit trepalësh

04/04/2023 14:24
nga:Astrit Gashi

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, ka takuar kryenegociatorëe të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, para fillimit të takimit trepalësh.

Ai në Twitter ka shkruar për këto takime.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.