Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitën e tij në Kosovë sot e ka nisur me të paren e shtetit, Vjosa Osmani.
Lajçak tha se e ka informuar Osmanin për situatën në dialog dhe procesin në muajt e ardhshëm se si e sheh atë BE-ja.
“Mirënjohës për pikëpamjet dhe njohurit e saj”, shkroi Lajçak.
Gjatë ditës, emisari special ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Ai bëri të ditur se me Kurtin foli edhe për dinarin dhe agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, ku bëri të ditur se BE-ja nuk po kryen hetim për këtë çështje.