Lajme

Lajçak pas takimit me Osmanin: Diskutim i dobishëm mbi mundësitë për deeskalim!

07/05/2023 07:37
nga:Y I

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ishte një diskutim i dobishëm mbi mundësitë drejt deeskalimit të situatës.

Lajçak ka deklaruar se temë diskutimi ishte edhe rëndësia e koordinimit me miqtë ndërkombëtarë nga ana e palës kosovare.

“Në kuadër të vizitës sime, u takova me Presidenten VjosaOsmani. Ne patëm një diskutim të dobishëm për situatën në veri të Kosovës dhe mundësitë për deeskalim me BE-së si dhe rëndësinë e koordinimit me miqtë dhe aleatët e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë: