Lajme

Lajçak pas takimit me kryeministrin: Duam të kemi rezultate pozitive pas takimit Kurti-Vuçiq

11/25/2021 19:59
nga:Y I

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lajçak pas takimit tha se është duke vazhduar përgatitja e takimit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit por se dëshiron rezultat nga ky takim.

“Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiq. Arsyeja nuk është veç takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, ne jemi duke punuar në këtë drejtim por arsyeja është rezultati i këtij takimi. Ne duam të kemi rezultate pozitive.

“Të dy liderët më parë kanë zhvilluar dy takime, por pa ndonjë rezultat pozitiv nga këto takime”.

Vjosa Osmani takon Lajçak

12/04/2021 20:32

Kurti arsyeton vendimin për ndalimin e hyrjes në Kosovë pa qenë i vaksinuar