Lajme

Lajçak pas takimit me Bislimin: Ishte konstruktiv, folëm për zbatimin e marrëveshjes dhe aspekte monetare

03/05/2024 11:40
nga:N K

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka dalë në konferencë pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se tenë folur për marrëveshjen e arritur një vit më parë midis Kosovës dhe Serbisë, çështjet e pagesave, aspektin monetar dhe sistemin e pagesave.

“Takimi ishte konstruktiv, sikurse ishte në Bruksel. Kemi pasë disa pyetje për hapat që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Kjo vizitë ishte pjesë e takimeve të rregullta që kemi pasë në takimet e shefave të delegacioneve të të dyja vendeve”, ka thënë Lajçak.

“Do t’i analizojmë përgjigjet për këtë çështje. Është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që njerëzit të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e valutës”.