Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë.
Ai është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilë i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Dje në Strasburg duke informuar The Progressives dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka thënë Lajçak.
Lajçak ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.
Por situata në teren ka eskaluar më 24 shtator, ku një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin Afrim Bunjakun. Që nga ky rast, është vërejtur një diskurs negativ karshi emisarit Lajçak.
Briefed @TheProgressives and @EPPGroup on the latest in the Dialogue in Strasbourg yesterday. Grateful for the opportunity of an engaging discussion and the interest in our ?? work in the Western Balkans. Important to work together to make EU integration of the region a reality. pic.twitter.com/lZ7JDHLcA8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 4, 2023


