Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë, raporton Gazeta Blic.
Ndërkohë zyra për media e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përmes një njoftimi për media ka zbuluar orën dhe vendin se ku do të takohet me kryeministrin e vendit.
Kurti e Lajcak do të takohen në ndërtesën e Qeverisë në orën 14 e 30.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:30
Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Ndërtesës së Qeverisë.


