Lajme

Lajçak në Kosovë/ Agusholli i VV-së: Kurti e ka bërë të qartë pozicionin për draft statutin e Asociacionit – ‘topi’ te Lista Serbe

11/06/2023 18:45
nga:G B

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë.

Ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi dhe me krerët e partive opozitare në vend.

Lajçak do të diskutoje për draft-statutin e Asociacionit dhe çështje të tjera.

Lidhur me pritjet nga vizita e tij, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli.

Ai thotë se diskutimet për Asociacionin janë mbyllur nga pala jonë dhe se Kurti e ka bërë të ditur pozicionin e Kosovës si shtet.

“Diskutimet për draft statutin e Asociacionit besoj që veçse janë punë e kryer nga pala jonë. Kryeministri Kurti e ka bërë të qartë pozicionin tonë si shtet, jo si individ siç u cek atë ditë në seancë nga opozita”, shprehet deputeti i VV-së për gazeta Blic.

Ai shton se tani ‘topi’ është te Lista Serbe, që do t’u kërkohet kthimi në institucione.

“Tash ‘topin’ e kanë përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilëve do t’ju kërkohet të kthehen në institucione me sa kam informacion. Po sa kanë kredibilitet moral ta pranojnë këtë gjë, mbetet të shihet”, deklaron Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

Krasniqi takohet nesër me Lajçakun në këtë orë

Haziri: Mbetet të shihet se çka ka përgatitur Lajçak