Lajme

Lajçak më takim virtual me Besnik Bislimin, dakordohen të bisedojnë sërish së shpejti

04/15/2021 16:54
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka biseduar sot me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropain, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi.

Lajçak ka shkruar se janë pajtuar me Bislimin që të vazhdojnë bisedën së shpejti.

“Sot pata një video-konferencë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe dialog. Ne u pajtuam që të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak.

LEXO EDHE:

Liburn Aliu: Kemi marrë dy vendime të rëndësishme sot