Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë vëmendjen e tanishme të faktorit ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet, pasi siç tha ai, “Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes pas Vitit të Ri.
“Vitin e ardhshëm BE-ja shkon në zgjedhje. Edhe SHBA-ja po ashtu ka zgjedhje presidenciale. Mund tëe jemi në lojë të re pas zgjedhjeve. Duhet të kthehemi në dialog sa më shpejtë. Kalendari po ec shpejtë. Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes pas Vitit të Ri“, tha Lajçak.
Me këtë u pajtua edhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili tha se beson se dy shtetet mund ta implementojnë marrëveshjen e Ohrit sa më shpejtë.
“Serbia ka filluar implementimin që përfshin njohjen e flamurit, dopkumenteve dhe mospengimin e Kosovës për anëtarësim në organizata euro-atlantike, ndërsa Kosova duhet të fillojë implementimn e Asociaconit. Kurti u pajtua për këtë përmes marrëveshjes së Ohrit“, tha Escobar.


