I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar sërish rreth takimit të pati me kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar.
Lajçak lidhur me situatën në veri thotë se ka nevojë urgjente për një zgjidhje politike për të ndihmuar rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë.
“Vizitova sot Kosovën për të diskutuar hapat e ardhshëm në dialog me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi Besnik. Së bashku me Gabriel Escobar folëm edhe për situatën shumë shqetësuese në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike për të ndihmuar në rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Visited Kosovo today to discuss next steps in the Dialogue with PM @albinkurti & DPM @BislimiBesnik. Together with DAS Escobar, we also spoke about the very concerning situation in north Kosovo. We urgently need a political solution to help restoring freedom of movement for all! pic.twitter.com/VSlW8XPqcL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 13, 2022


