Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi nga BE, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka përfunduar takimi mes dy kryenegociatorëve nga dy shtetet, në lidhje me marrëveshjen për targa.
Lajcak përmes një postimi tha se takimi i dy kryenegociatorëve ‘’është në rrugë të mbarë’’.
Tutje shtoi se kanë një axhendë të çështjeve aktuale, përfshirë këtu edhe targat, zbatimin e marrëveshje të kaluara të dialogut dhe çështje tjera.
Lajcak paralajmëroi edhe për një takim të nivelit të lartë më vonë.
“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një axhendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, shkroi Lajçak. Gazeta Metro
Today’s Chief negotiators’ meeting between Kosovo and Serbia is well under way. We have a full agenda of current issues, including licence plates, implementation of past Dialogue agreements and preparing the ground for a next High-level meeting. pic.twitter.com/MdzJzdRIjI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 21, 2022


