Lajme

Lajçak javën e ardhshme viziton Serbinë, do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve në Veri

03/09/2024 19:22
nga:Y I

Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.

Presidenti serb, Aleksanër Vuçiq, ka treguar se “Lajçak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars”

Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese./rtk/