Lajme

Lajçak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është më i rëndësishëm se kurrë më parë

03/29/2022 18:01
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, falënderoi Gjermaninë përmes Twitterit për theksimin e “mbështetjes së fortë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për punën time dhe bisedimet e rëndësishme që mbajta në Berlin se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Ne ramë dakord se kjo është më e rëndësishme se kurrë në kontekstin e sotëm gjeopolitik,” shkroi Lajçak.