Lajme

Lajçak: I lumtur që takova Kurtin për të vazhduar diskutimet në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog

05/18/2021 19:34
nga:Q R

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar gjatë ditës së sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Lajçak u shpreh se është i lumtur që takoi Kurtin, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

 

LEXO EDHE:

 

Gaxherri: Kurti po sillet si arrogant, ende nuk e ka paraqitur platformën e tij të dialogut – Ne nuk marrim pjesë!