I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak thotë se është në dijeni se Asociacioni është çështje e djeshme për Kosovën, raporton GazetaBlic.
Lajçak e sheh formimin e Asociacionit si një cilësi në komunikim mes Qeverisë së Kosovës dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.
Lajçak shton se nuk ka arsye për frikësim, teksa shton se kryeministrit Kurti i ka dhënë 15 modele evropiane për të gjetur inspirim.
“Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, në Kosovë, për zotin Kurti. Por është koha ta ndryshojmë narrativën. Dhe në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, dhe po ashtu të ketë transparencë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me normat ekzistuese, standardet dhe modelet evropiane. Nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar, sepse siç e thashë unë ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin. Dhe asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në këtë mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele”, tha Lajçak.
Lajçak shton se asnjëra prej këtyre modeleve që i ka dërguar Kurtit nuk ka asgjë të përbashkët si Republika Sprska, ku kjo sipas tij është shumë e rëndësishme për Kosovën.
“Asnjëra prej këtyre modeleve nuk kanë asgjë si Republika Sprska, çfarë është e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia ta nënshkruan, u pajtuan për dy dokumentet në 2013-ën dhe në 2015-ën. Ata e bënë këtë pa presion nga jashtë, të paktën unë nuk jam në dijeni të tij, kjo ishte marrëveshja e tyre. Kur kam biseduar me Catherine Ashton-in, e cila ishte prapa marrëveshjes së parë, ajo tha se nuk kishte qenë as pjesë e diskutimeve, ajo ishte informuar nga dy delegacionet se ky është propozimi i tyre dhe ajo është e gatshme që të vijë këtu dhe të flasë me njerëzi dhe me median lidhur me këtë marrëveshje”, tha Lajçak në ATV.


