Lajme

Lajçak flet pas dështimit të marrëveshjes për targat, ka një thirrje për Kosovën e Serbinë

04/21/2022 18:49
nga:Genita C

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur pas dështimit të marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se do t’i ftojë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të takohen sërish.

Ai ka thënë se pret që në takimet e radhës të diskutohet për çështje tjera aktuale.

Po ashtu, ka bërë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë në terren.

Postimi i plotë i Lajçak:

Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren.