Lajme

Lajçak e Escobar takojnë Petkoviqin në Beograd

08/25/2022 16:52
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë takuar drejtorin e zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i tyre është zhvilluar në Beograd siç raportojnë mediat serbe, anise nuk janë publikuar ende detaje mbi diskutimet.