Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Vuçiq ka thënë se me Lajçakun kanë pasur një bisedë të hapur dhe konkrete në lidhje “me sfidat në rritje para nesh, pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe zvogëlimin e hapësirës për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”.
“E ritheksova se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por gjithashtu theksova se për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.”
Vuçiq ka shkruar në Instagram se “Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj.
“Atdhe tjetër nuk kemi, as nuk mund të shkojmë ndryshe”, ka shkruar Vuçiq.
View this post on Instagram