Lajme

Lajcak dhe O’Brien diskutojnë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Mynih

02/15/2024 09:44
nga:N K

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka biseduar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, James O’Brien, për çështje që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, përfshirë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përpara Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti.

Lajçak njoftoi në rrjetin social ‘X’ se të dy krahasuan shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.

I dërguari special i BE-së falënderoi gjithashtu O’Brien për mbështetjen e SHBA-së për punën e tij.