I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jens Plettner dhe Emanuel Bonne do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.
Ata do të zbarkojnë të premten (nesër) në Prishtinë dhe Beograd, teksa do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, kishte deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq”, pati deklaruar Stano për REL.


