Lajme

Lajçak dhe Escobar takohen me Vuçiqin, sllovaku deklarohet pas përfundimit të takimit

02/02/2022 23:11
nga:Donika Fetahu

I Dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pasi është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Bashkë me Lajcakun ka qenë edhe Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar.

Lajcak ka thënë se ka pasur një diskutim konstruktiv me Vuçiqin në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv dhe thelbësor me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajcak në rrjetin social Twitter.

Lajcak dhe Escobar kanë qenë në Kosovë, para nisjes për Beograd. Ata janë takuar me krerët e institucioneve si dhe me ata të opozitës.