Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyerjen e reciprocitetit edhe për tre muaj.
Kështu raporton Klan Kosova duke u bazuar në burimet e tyre.
“Kanë kërkuar të shtyhet zbatimi i reciprocitetit edhe për tre muaj të tjerë”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti për klankosova.tv.
Kujtojmë që gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë pati agjendë të ngjeshur takimesh e vizitash të ndërkombëtarëve, ku pjesë e këtij misioni të Miroslav Lajçak qe edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar në prononcimin e tij për media pas takimit që pati me krerët institucionalë kosovarë dhe opozitën kosovare, u shpreh se kanë pranuar garanci që janë kundër përshkallëzimit të situatës më 1 shtator.


