Emisari i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Laj, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës ku pritet të takohet me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.
Nuk është bërë e ditur se për çfarë tema do të diskutojnë Lajçak e Bislimi.
Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani nuk do ta takojë Lajçakun për shkak të siç thanë nga kabineti i saj mospërputhjeve të agjendave.
Kështu ka konfirmuar për GazetaBlic, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.