Kandidati për deputet nga VV, Vendenis Lahu, ka thënë se mbrëmë kanë pasur konak në shkollën “Naim Frashëri”, raporton Gazeta Blic.
Ai në fjalën e tij ka thënë se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet, për shkak të ndryshimit që thotë se e kanë bërë në vitin 2021.
Andaj, ai ka thënë se për mos ta lënë të bëhet i pavlefshëm ai ndryshim, duhet dalë sërish në zgjedhje dhe me atë vullnet të vitit 2021, të votojnë për qeverinë e VV-së dhe Kurtin kryeministër.
Postimi i tij i plotë:
Shkolla ‘Naim Frashëri’. – simbol i qytetit ishte konaku ynë mbrëmë. Falemnderit Zonës Qendër për mikpritjen e mbështetjen. Bashkë për 500k